Celebrity

Leonardo DiCaprio-n tregon pse do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Sharon Stone

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2023

Mjaftoi një intervistë e aktorit të njohur për E!News ku ai zbulon se nuk resht së falënderuari Sharon Stone, e cila shumë vite më parë, më saktë në 1995-ën pagoi Leonardon për një rol në film, pasi studioja kinematografike e regjisorit Sam Raim, refuzoi ta punësonte për "The Quick and the Dead".

Leonardo DiCaprio-n tregon pse do t’i jetë gjithmonë

Aktori DiCaprio përflitej asokohe për një Oscar të mundshëm pas interpretimit në "What's Eating Gilbert Grape" dhe Stone ishte e “etur” për të punuar me yllin e ri në ngjitje me emrin Leonardo DiCaprio. Ajo ishte e bindur për të marrë DiCaprio-n dhe Russel Crowe-n në film, madje ishte e gatshme të paguante për këtë.

Ajo u shpreh atëherë: “Këta janë dy aktorët me të cilët dua të punoj,” kujton DiCaprio. “Është e pabesueshme. Ajo ka qenë një kampione e kinemasë dhe u ka dhënë mundësi aktorëve të rinj që të përfshihen në role, kështu që unë i jam shumë mirënjohës,” vijon aktori.

Leonardo DiCaprio-n tregon pse do t’i jetë gjithmonë

“E kam falënderuar shumë herë,” shtoi ai. “Nuk e di nëse i kam dërguar një dhuratë reale falënderimi, por çfarë do të them apo të bëj nuk do të mjaftojë kurrë për të falënderuar sa duhet,” thekson DiCaprio.
Në kujtimet e librit të saj, "The Beauty of Living Twice", Sharon Stone zbuloi se e pagoi vetë pagën e DiCaprio-s, pasi studioja TriStar Pictures refuzoi ta punësonte si aktor.

"Ky fëmijë i quajtur Leonardo DiCaprio ishte i vetmi që bëri audicion," shkroi Stone, duke shtuar se ajo mori në provë një numër të vogël aktorësh adoleshentë për rolin.

“Studioja më tha se nëse e doja aq shumë, mund ta paguaja nga rroga ime. Kështu bëra,” vazhdon Stone.

"The Quick and the Dead" u shfaq në vitin 1995 së bashku me filma të tjerë të DiCaprio-s si "The Basketball Diaries" dhe "Total Eclipse". Një vit më pas, karriera e aktorit shpërtheu me suksesin e "Titanic" të James Cameron.

Fituesi i çmimit Oscar është aktualisht në kinema si protagonisti i filmit "Killers of the Flower Moon" të Martin Scorsese.

Burimi: Variety