Ky artikull ndalet te ana “e butë” dhe personale e disa prej artistëve shqiptarë, të cilët u kanë kushtuar këngë fëmijëve të tyre. Nga baladat e ndjera te ritmet hip-hop, këto këngë përshkruajnë lidhjen e thellë prind-fëmijë. Ja disa prej tyre:
Ardit Gjebrea – “Jon”
“Jon, ky emër marrë nga deti jonë
Me këngë vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën
Ta kesh për jetë me vete”
Anna & Ardit Gjebrea – Për ty
“Dhe jetën po ta fal
më duket pak
E do një yll në qiell?
ty do ta jap
do jem aty
sa herë me sy të më kërkosh
do jem aty
Anna për ty”
Alban Skënderaj & Miriam Cani – Dhurata
“Se ti je dhurata më e bukur në jetë
Je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë
Se ti je shërimi i çdo plage në shpirt
Je esenca e jetës, je motivi çdo ditë”
Jonida Maliqi – “Thesar pa emër”
“Ti po vjen nga një botë tjetër
ende je thesar pa emër
brenda meje rreh një tjetër zemër”
Kastro Zizo & Rea Nuhu – “Pa faj”
“E vogla ime dy fjalë do t’i them
të lutem degjom ti
Ta dish që zemra për ditë më dhemb
të lutem besom ti...”
Visjan Ukcenaj – "S’ka si ti"
“S'ka si ty jo në këtë jetë
Je engjëll i vërtetë
Je dhuratë nga perënditë
Ti je jetë e ti je dritë
S'ka si ty jo në këtë jetë
Të duam siç do toka det”
Vedat Ademi – “Vetëm ti”
“Ti si një engjëll, e zbukurove jetën tonë
Sa shume të duam, nuk munden fjalët ta tregojnë
Kur ti qesh, e gjithë bota ndriçon,
Kur ti qesh, ne jetojmë...”
Noizy – “Noku vogël”
“O Noku vogël, të dua sa gjith’ botën
Mezi po pres të shoh, që ta puth dorën e vogël.
Mezi po pres t’kem afër, ta puth lali Leandrën
T’i puthi të dy sytë e bukur dhe t'tregoj babi dhuratën”
Mozzik – “Hana”
“E kujtoj çdo nat’, e kujtoj çdo nat’
Jeta u kon limon, u bo limonat’
E ki mbush zemrën e that’
Ma ki vu ti emrin Bab.”
Ledri Vula – “Si baba”
“Nalt en univers un t'kom hala
Jom ka des sytë me ti pa
Ditën jom ka e pres kur ki me ardhë
Bom njerin ma t’lumtur sa t'jom gjallë”
Luiz Ejlli – “Frymë”
“Akoma sytë, jo nuk t’i kam pa
E as duart, jo akoma s’t’i kam prekur
Veç të dua, të dua, të dua, të dua si i marrë
Se për ty, unë zemrën e kam të etur”
Getoar Selimi – “Marget”
Ti je gjysma jem, edhe gjysma e mamës
Marget, jeta jem
Marget, jeta e babës
Ti je rreze dielli,
Dashni, drit e hanës
Marget, jeta jem
Marget, jeta e babës