E dimë që jemi larg nga muaji i dashurisë, por fajin e ka kjo koha që na ka bërë më shumë romantikë. Ndaj dhe për ta bërë më të veçantë ditën sot, zgjodhëm që të ndanim me ju gjestet më romantike që pikërisht ju lexuesit tanë, keni ndarë me ne.
Ema, 27, Tiranë
Ishte “Date” i parë me të dashurin tim. U njohëm përmes një grupi shoqëror dhe e kishim lënë që do takoheshim në një lokal. Ishte dhjetor dhe gjatë bisedës unë i përmend se sa qef kam që të eci me makinë nëpër qytet dhe thjesht të shoh dritat dhe zbukurimet e Vitit të Ri. Diçka kalimtare e cila në radhën e bisedave që bëmë atë ditë u harrua. Kaluan disa ditë dhe mendoja që nuk është se do flisnim më. Por krejt papritmas më vjen një mesazh “Çfarë do bësh sot?”. Dhe për t’i rënë shkurt, erdhi më mori me makinë dhe kemi bërë xhiro gjithë natën duke parë të gjitha zbukurimet. Mendoj që ajo ishte nata që thashë ok ky djalë ka diçka, dhe tani kanë kaluar 4 vjet.
Aresta, 32, Korçë
Unë punoj në sistemin arsimor, si mësuese e fillores, dhe bashkëshorti im më dhuron lule çdo vit kur është dita e parë e shkollës. E ka bërë çdo vit që nga hera kur jemi njohur. Edhe pse e di që do ta gjej buqetën në tavolinë, vazhdoj të jetë dita ime e preferuar e vitit.
Kristi, 22, Durrës
Një shoqe e dinte që unë e kisha pasion fotografinë, dhe kishte kursyer dhe në ditëlindjen time më dhuroi një DSLR. Ma bëri komplet surprizë. Më vonë sigurisht që u lidhëm dhe vazhdon të jetë muza ime për fotografitë.
Klesta, 37, Tiranë
Që të jemi të qartë, burri im thotë që është anti-romantik. Ne u njohëm prej një grupi shoqëror dhe në një nga daljet unë thashë që e kam bezdi cigaren. Dhe zotëria anti-romantik, ama duhanpirës pasionant, atë vit kaloi në alternativë më të mirë siç ishte IQOS, dhe vazhdon ta refozojë që e ka bërë këtë gjest për mua, por unë e di të vërtetën.
Jurgen, 38, Tiranë
E dashura ime, tani bashkëshortja, udhëtoi për një orë e gjysme nga Italia, dhe ndenji me mua për dy javë kur pata një shqetësim shëndetësor, edhe pse më njihte vetëm për tre muaj.
- Artikull promocional