Mjaftuan disa foto në rrjete sociale që admiruesit e Nicole Kidman të shqetësohe. për shëndetin dhe fizikun e aktores.
"Duke festuar për muzikën australiane në ditën e #AusMusicTShirtDay sot,” shkroi ajo në një postim në Instagram, ndërsa mbante veshur në trup një bluzë të dedikuar për këtë ditë të veçantë. Në postim, aktorja bën thirrje për blerjen e kësaj bluzeje dhe krijimin e një fondi financar që mbështet këtë lloj muzike.
Por, pas këtij postimi, fansat e shumtë të aktores u shprehën të shqetësuar për dobësimin e theksuar dhe fizikun e vogël të saj.
Ajo dukej fantastike, por sërish disa nga fansat e kujdesshëm nuk mund të mos e vinin re dobësimin e saj. Një person shkroi: "Nuk e njoha fare", ndërsa një tjetër tha: "Dikush t'i japë asaj një cheesburger".
“Bëjini një burger me dopio djathë, proshutë dhe majonezë shtesë...Lëkura dhe kockat e Nicole nuk duken mirë!” shtoi një fans i radhës.
Nga ana tjetër, shumë persona e vlerësuan për pamjen që sipas tyre dukej thjesht mahnitëse. "Një bukuri pa moshë," shkroi një admirues i aktores, ndërsa një tjetër shkroi: "Po si vallë dukesh sikur je 21 vjeçe?"
Në vitin 2021, Nicole Kidman foli për moshimin në Hollywood, duke pretenduar se aktoret e mëdha në moshë nuk kanë shumë mundësi për role të reja me kalimin e viteve.
“Ekziston një konsensus në industri që një aktore rreth të 40-ave i ka larë duart me sheshet e xhirimit," tha asokohe aktorja në një intervistë për revistën “DuJour”.
Burimi: Ok! Magazine