Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Është kohë pushimesh dhe ju keni qejf të udhëtoni. Sapo keni kaluar një Hënë të plotë te Binjakët më 27 nëntor, kështu që mund të keni bërë një udhëtim të largët. Do të merrni më shumë mundësi për t'u larguar nga qyteti, sidomos në Hënën e re më 12 dhjetor.

Kini parasysh se Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 13 dhjetori deri më 1 janar. Ka të ngjarë t'ju vendosë në kontakt me të afërmit që nuk i keni parë për një kohë shumë të gjatë. Është gjithashtu e mundur që të gërmoni në trungun familjar dhe të mësoni gjëra për paraardhësit tuaj dhe talentet e tyre që nuk i keni ditur kurrë.

Bëni sa më shumë nga blerjet e pushimeve në gjysmën e parë të muajit.

Mund të merrni lajme fantastike për karrierën gjatë pushimeve, sepse më 26 dhjetor do të keni një Hënë të plotë në Gaforre, shtëpinë tuaj të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve profesionale. Ju mund të jeni të emocionuar për një promovim ose një ofertë për një punë të re, ose nëse jeni të vetëpunësuar, një partneritet me një klient të ri.

Për natën e Vitit të Ri, planifikoni një festë të qetë. Shkoni për një darkë romantike të qetë me personin që është më i/e veçantë për ju.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2023: Peshorja dhe Akrepi

Keni menduar shumë për financat këto kohët e fundit. Pranë Hënës së plotë të muajit të kaluar, më 27 nëntor, mund të keni bërë një planifikim ose të të keni hapur një llogari investimi. Nëse jo, ditët e para të dhjetorit do t'ju japin një shans të dytë për ta bërë këtë.

Çështje të tjera financiare do të jenë në mendjen tuaj gjatë Hënës së re më 12 dhjetor dhe duket se do të shpenzoni shumë para këtë muaj – më shumë se zakonisht. Horoskopi tregon se jeni ndër të paktat shenja që shpenzoni më shumë se zakonisht.

Mund të keni një mundësi për të filluar një punë të re për të fituar më shumë para, por për shkak se kjo Hënë e re bie ndesh me Neptunin, duhet të bëni shumë pyetje se çfarë pritet nga ju. Diçka në lidhje me ofertën duket e paqartë. Kjo nuk do të thotë që do t'ju duhet ta refuzoni, por thjesht mund të keqkuptoni një element të rëndësishëm.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 13 dhjetori deri më 1 janar, por ngadalësimin do të filloni ta ndjeni të paktën një javë më parë. Sigurohuni që dhuratat e festave t’i blini një javë më parë.

Afërdita është në Akrep nga 4 dhjetori deri më 29 dhjetor, duke ju bërë personin më të pëlqyer në çdo mbledhje festive. Në 5 dhjetor, nëse i premtoni zemrën atij që doni, dashuria juaj do të zgjasë përgjithmonë.

Më 25 dhjetor, do të ndiheni të rrethuar nga ata që ju duan pa kushte.

Duket se do të keni sukses në përmirësimin e fluksit të parave, sepse më 27 dhjetor. Kjo do të thotë që dikush që ju përfaqëson në biznes, si një agjent apo publicist, mund t'ju prezantojë me një klient që është i interesuar për shërbimet tuaja.

Nëse nuk merreni me biznes, fati mund të vijë nga partneri romantik dhe Akrepat beqarë mund të japin ose marrin një propozim martese në këtë ditë magjike.

Më 28 dhjetor, Afërdita dhe Plutoni do të jenë në komunikim miqësor, duke rritur sharmin tuaj dhe duke sjellë mundësinë për një mbrëmje të paharrueshme romantike.

Për natën e Vitit të Ri, organizoni një darkë të mrekullueshme ku të gjithë sjellin pjatën e tyre të preferuar. Ju preferoni mbledhje të vogla ku mund të keni biseda kuptimplote.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.