Shqipëria

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2023

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi

Mirush Kabashi, një nga mjeshtrat e kinematografisë dhe teatrit, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të martën, në datë 5 dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve, do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me respekt, familja Kabashi!” njoftuan familjarët e aktorit.

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe u rrit në Durrës. Në vitin 1970, ai u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Gjatë karrierës së tij, ai interpretoi rreth 100 role, në teatër dhe filma. Përpos tyre, Kabashi njihej si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Pasioni për aktrimin nisi që në fëmijëri. Personazhet e mishëruar nga Mirush Kabashi ranë në sy për origjinalitet dhe qenë karaktere që mbetën gjatë në mendjen e publikut.

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi

Disa nga rolet e tij më të spikatur në filma përmendim “Edhe ashtu edhe kështu”, “Zëvendësi i grave”, “Dora e ngrohtë”, “Koncert në vitin 1936”, “Nxënësit e klasës sime”, “Ne dhe Lenini” etj. Përsa i përket teatrit, një nga rolet e tij më të veçantë është padyshim Sokrati te “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Ndahet nga jeta Mirush Kabashi

Mirush Kabashi u vlerësua me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i madh i punës” dhe “Nderi i kombit”.