Vanessa Hudgens është martuar me partnerin e saj, Cole Tucker, në një ceremoni jashtëzakonisht private në Tulum. Dasma u bë gjatë fundjavës.
Çifti kurorëzoi dashurinë në “Azulik City of Arts”, i rrethuar nga rreth 100 pjesëmarrës, familjarë dhe miq të afërt. Dasma ishte siç aktorja 34-vjeçare e kishte përshkruar për Vogue: pranë natyrës dhe gjelbërimit.
Fustani i dasmës përkonte me një krijim të Vera Wang, bashkëpunimi me të cilën e ka bërë aktoren të ndihej “me vetëbesim, seksi dhe feminile”. Fustani ishte i thjeshtë, por shumë chic. Sa i përket flokëve, ajo zgjodhi një “vibe” bohem, me një topuz të këndshëm. Shoqërueset e nuses kishin veshur fustane në nuanca bronzi, ndërsa dhëndri, xhaketë të bardhë dhe pantallona gri.
Sa i përket vendit të martesës, “Azulik City of Arts” ndodhet brenda një xhungle dhe është mahnitës. Vanessa ka folur për vendin ku do të kryhej ceremonia, duke e përshkruar si një vend utopik. “U ndjeva sikur u transportova në një lloj utopie. Ishte diçka që s’e kisha parë kurrë më parë”, duke shtuar se vendi ishte magjik dhe ajo ra në dashuri me të.
Ja se si duket vendi:
Vanessa dhe Cole u përfolën për një lidhje romantike në nëntor të vitit 2020, kur u panë të kapur për dore në Los Angeles. Daljen e parë publike e bën në tapetin e kuq në nëntor të 2021-ishit në premierën e filmit të saj, “Tick, Tick... Boom!”
Në një intervistë, Tucker foli me superlativa për të dashurën e tij “cool”, duke u thënë gazetarëve: “Ajo është e mrekullueshme. Unë e dua.”
Artikuj të sugjeruar: