Angelina Jolie, në një intervistë për Wall Street Journal, tha se nuk do të bëhej aktore nëse do të përfshihej në industrinë e filmit në vitin 2023. Ajo e ka konsideruar gjithnjë idenë e aktrimit në skenë, por jo një karrierë kaq të gjatë në Hollywood.
"Unë nuk do të isha aktore sot," tha aktorja. Kur fillova, nuk e prisja të bëhesha kaq e famshme, të ndaja kaq shumë me publikun.”
Të qenit nën vëzhgimin intensiv të publikut për më shumë se dy dekada, me sa duket i ka shkaktuar Jolie-s jo pak shqetësime, sidomos pasi e gjeti veten si një objektiv i tabloideve pas divorcit nga Brad Pitt shtatë vjet më parë. Stresi u bë i pakontrollueshëm sa ajo vuri re në vitin 2018, gjatë xhirimeve të "Maleficent: Mistress of Evil", se zëri i saj kishte ndryshuar që prej kohës kur kishte interpretuar për herë të parë këtë rol.
"Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit," tha Jolie. “Sheqeri në gjak luhatet lart e poshtë. Papritur pata paralizën Bell (paralizë e fytyrës) gjashtë muaj para divorcit,” shtoi Jolie.
Aktorja tha se ajo "nuk ka vërtet një jetë sociale" edhe pse jeton në Los Angeles, për shkak të vëmendjes së padëshiruar që merr sa herë del nga rezidenca e saj. Angelina shtoi në intervistë se po planifikon të largohet përgjithmonë nga Los Angeles dhe të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia.
“Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit. Kam humbur aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar sa më lirshëm. Do të lëviz kur të mundem”, tha Jolie. “Jam rritur në një vend mjaft të vogël krahasuar me të gjitha vendet në botë, por mendoj se Hollywood-i nuk është një vend i shëndetshëm.”
Burimi: Variety