TV Mania

Juliana Nura thotë se “DWTS” do e fitojë Fifi, për shkak të historisë që ka me Top Channel

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2023

Juliana Nura thotë se “DWTS” do e fitojë Fifi, për

Juliana Nura, e ftuar në “Natën me Aulonën”, u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.
 
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)


“Do isha shumë e lumtur nëse Fifi e fiton”, theksoi ajo.
 
Juliana u shpreh gjithashtu që juria voton me miqësi, jo me meritë. “Të gjithë mundesh t’i gënjesh, por publikun në masë jo”, duke shtuar se e di që është bërë një padrejtësi dhe këtë e kupton përmes komenteve dhe reagimeve të njerëzve.
 
Nura tha: “Fundja, është një show dhe i ka përfitimet dhe njerëzit e vet. Unë mendoj se juria ka vendosur, që të mos shkoja më përpara, sepse i ka të preferuarit e saj dhe janë ndikuar prej gjërave të tjera, të cilat juria i di”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)

Më parë, ajo ka dhënë edhe një opinion për Ilir Shaqirin, kryetarin e jurisë, ku tha se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo, madje bënte edhe shaka seksiste.
 
Sa i përket historisë së Fifit dhe Top Channel, mendojmë se i referohet pjesëmarrjes së Fifit në “BBVA 1” dhe më pas, për reagimin e këngëtares në videon e publikuar nga produksioni i Top Channel, ku shihej përmbledhja e reality show. Në video, shfaqet Fifi duke i rënë të fikët dhe këngëtarja reagoi ashpër, duke thënë se po i shkatërrohej jeta.
 
Momenti kur Fifit i ranë të fikët ndodhi kur opinionistja e edicionit të parë të “BBVA 1”, Balina Bodinaku ishte duke folur dhe krejt papritur, pas përsëritjeve të shumta të fjalisë: “Arbana, dua të lë shtëpinë”, Fifi bie në dysheme.
 
Pas kësaj përplasjeje, Fifi dhe Top Channel regulluan marrëdhëniet e tyre dhe këngëtarja aktualisht është konkurrente në “DWTS”.