Fifi reagoi ashpër për deklaratën e Juliana Nurës, e cila në një intervistë për “Natën me Aulonën”, u shpreh se mendon se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.
Në një postim në Instagram, Fifi shkroi:
“E dashur Juliana Nura, nuk te hoqa unë nga “DWTS” e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi. Nga “DWTS” hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve, po gojës.
Po të lutem e dashur, mos ma njollos punën qe jam duke bërë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli dhe jo vetëm mua. Më duket se je e paqartë me formatin e “DWTS”. Aty voton një juri profesioniste, qe ti e fyeve. Dhe një publik që unë e kam bërë për vete për vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori prapaskenat e tua të cilat ti i di shumë mirë.”
Më tej vijoi:
“Po harron që ke nënshkruar një kontratë dhe po flet më shumë se sa duhet vetëm se nuk vazhdove garën më tutje. Po nxjerr disa të pavërteta që nuk të takojnë fare t’i diskutosh. Po flet në çdo vend me shumë kompetenca sikur u përballe dhe fole me shume VIP-a, gjë që nuk është e vërtetë.
Fifi i kërkoi Julainës që ta lejojë “ta shijojë këtë eksperiencë pa vrer dhe helm”. “Më vjen shumë keq që nuk e shijove këtë eksperiencë dhe që nuk e more më të mirën. Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua. Jo sepse paskam një histori me Top Channel dhe duhet të ma japin se nuk e meritoj unë po dikush tjetër. NUK JAM RASTI UNË SHOQE!” përfundon ajo.
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana e ftuar në “Natën me Aulonën”, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë."
“Do isha shumë e lumtur nëse Fifi e fiton”, theksoi ajo.
Juliana u shpreh gjithashtu që juria voton me miqësi, jo me meritë. “Të gjithë mundesh t’i gënjesh, por publikun në masë jo”, duke shtuar se e di që është bërë një padrejtësi dhe këtë e kupton përmes komenteve dhe reagimeve të njerëzve.
Sa i përket historisë së Fifit dhe Top Channel, mendojmë se Juliana iu referua pjesëmarrjes së Fifit në “BBVA 1” dhe më pas, për reagimin e këngëtares në videon e publikuar nga produksioni i Top Channel, ku shihej përmbledhja e reality show. Në video, shfaqej Fifi duke i rënë të fikët dhe këngëtarja reagoi ashpër asokohe, duke thënë se po i shkatërrohej jeta.