Celebrity

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të Rosalía-s

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2023

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të

Hola, hola! Rosalía ka një të dashur të ri, Jeremy Allen White dhe prej dy muajsh janë parë të afërt me njëri-tjetrin, janë puthur, përqafuar, kanë qeshur, kanë pirë ndonjë cigare bashkë dhe kanë ngjallur edhe reagimet e njerëzve, të cilët le të themi se s’e kanë shumë qejf këtë lidhje.
 
Rosalía ka qenë më parë e fejuar me reperin nga Puerto Rico, Rauw Alejandro dhe fansat linin kokën pas tyre. Por jeta ndodh, ata u ndanë, vazhduan secili në terezinë e vet, por jo, njerëzit këmbëngulin që Rosalía dhe Jeremy nuk shkojnë bashkë dhe shpirti i saj binjak është Rauw.
 
“Seriozisht e ka? Ku është Rauw?”; “E di që ende ajo mendon për Rauw”; “S’e imagjinoj dot për çfarë flasin bashkë”; “Ok, ajo u lidh direkt pasi u nda!”; “Ai është një flamur i kuq që ecën”; “S’e di sa do zgjasë. Shpresoj jo shumë”; “Ata janë bashkë?! Rosalía, po standardet?”; “Ajo ndërroi Rolex me një Casio” ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.
 
Rosalía dhe Jeremy u panë për herë të parë në tetor të këtij viti. Deux Moi shpërndau thashethemin se ata janë bashkë, duke thënë se ata u panë bashkë në teatër dhe më pas, darkuan në një restorant italian.

@deuxmoi From this week’s podcast episode of Deux/U…link in bio for full episode #fyp #rosalia #jeremyallenwhite #thebear #shameless ? original sound - deuxmoi

Në fund të tetorit, ata u panë prapë bashkë. Jeremy i bleu asaj një buqetë me lule të freskëta.

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të

Në nëntor, TMZ publikoi disa foto ku shihej dyshja duke pirë cigare dhe duken shumë të afërt. Ata u përqafuan me njëri-tjetrin. Sipas burimeve, ata dalin bashkë dhe e nisën raportin si miq, por ja që nisën të ndiejnë më shumë se miqësi.

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të

1 dhjetor, ata u fotografuan të kapur për dore dhe lidhja e tyre u konfirmua nga Us Weekly.

 

Njerëzit s’e kanë me shumë qejf lidhjen e re të
THEIMAGEDIRECT

 

14 dhjetor – Ata u fotografuan prapë duke pirë cigare dhe duke u përqafuar në Los Angeles.

Artikuj të sugjeruar: