Instagramming

Getinjo e quan Bleron ‘Getinjo from AliExpress’

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2023

Getinjo e quan Bleron ‘Getinjo from AliExpress’

Blero ndërpreu rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Kosova” me arsyetimin se nuk mund të qëndronte më brenda shtëpisë sepse nuk mund të sillej si një person tjetër. Vendimin e tij Getinjo e ka cilësuar si një formë kopjeje.

Në një postim në Facebook, reperi ka komentuar “Getinjo from AliExpress” (Getinjo nga AliExpress”). Getinjo ishte konkurrent në edicionin e parë të BBVK dhe hoqi dorë vullnetarisht nga gara.

Getinjo e quan Bleron ‘Getinjo from AliExpress’

Duke përdorur frazën “Getinjo from AliExpress” – një shprehje që përdoret për të nënkuptuar një kopje të shëmtuar – Getinjo lë të nënkuptuar se Blero ka kopjuar lojën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Getinjo ka komentuar Bleron. Në fillim të programit, kur pjesë e shtëpisë u bë transgjinorja Edona James, Getinjo shkroi në Instagram: “Blero, kësaj here mos dështo.”

Getinjo e quan Bleron ‘Getinjo from AliExpress’