TV Mania

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2023

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)

Fifi, e ftuar në “S’e luan topi”, ka treguar shumë detaje rreth jetës së saj, momenteve në “BBVA 1”, si dhe mënyrën se si u dashuruar me partnerin, Adisin.
 
Ajo tha se u dashurua me Adisin prej Kleidi Hysës, i cili dhe i ka prezantuar.
 
“Pasi dola nga “BBVA 1”, u takova me Kledin në një restorant ku hahet mish dhe ai ishte aty. Unë i kisha thënë Kleidit të mos merrte njerëz me vete, por ai kishte marrë djalin e dajës (Adisin). E takoj dhe në momentin e parë, isha kështu: “Uu, ç’do ky këtu, kush është ky”.
 
*Me këtë fytyrë*

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)
 
Më tej vijoi:
 
“Por kur nisi të fliste dhe të jepte mendime mbi situata, thashë që e paragjykova shpejt. Kanë kaluar disa ditë, s’kemi kontaktuar, më pas kemi kontaktuar. Vjen Kleidi dhe më tha që e kishte pyetur Adisi se çfarë jam në horoskop”. Fifi këtu mendoi t’i shkruante vetë Adisit që është Dash dhe prej atij momenti kanë folur bashkë.
 
Fifi tha se Adisi është shumë i përkushtuar, por nuk i shpreh shumë gjërat. Ai i shpreh ndjenjat me veprime, ndërsa Fifi i bën të dyja: edhe me fjalë, edhe me veprime.
 
Ndonëse Adisi e ka shumë të vështirë të bëjë dedikime dhe surpriza publike, ai sërish, i bëri një surprizë në studio. Fifi, duke e ditur tipin e partnerit, nuk e priste fare dhe u emocionua shumë. Ai lexoi një poezi plot ndjesi, ku shkruante:
 
“Hej, nanush, zemra ime! Ti e di që nuk ia them për dedikime, por sytë e tu të qeshur më bëjnë të flas, jo me fjalë, por me zemër të bërtas. Të dua dhe je bota për mua. Mëngjeset me ty janë bukuria e ditës; dita me ty është opiumi i rutinës. Jeta me ty, më i bukuri realiteti im dhe ti e di, je shpirti im”, për ta përmbyllur se nuk e di se si ka jetuar deri më tani pa dashurinë e saj.

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)
 
“Nuk ka mundësi”, tha Fifi, e prekur dhe e lumtur, për të vazhduar: “Nëse kam pasur një ëndërr në jetë, është të më dedikonin diçka si kjo. “Jam shumë e lumtur që e kam në jetë një njeri si ai. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes Patushi dhe një ditë do të bëhem nuse në Prrell (Burrel)”.

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)
 
Fifi iu drejtua partnerit, duke i thënë: “Faleminderit që më bëre nënë. Faleminderit që je njeriu që m’i shkakton të gjitha llojet e emocioneve që ekzistojnë. I ke 2-3 gjëra që duhet t’i ndryshosh, që ti i di shumë mirë dhe unë të betohem, të gjithë jetën time do të ta jap vetëm ty”.

E emocionuar, Fifi flet për partnerin (dhe befasohet prej tij)

Surpizat e tij nuk munguan dhe dërgoi edhe një letër, ku shkruante mes të tjerash se "çdo datë 9, në çdo muaj, ai i lutem Zotit që të njoha".

Artikuj të sugjeruar: