Celebrity

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të bindur që Kendall dhe Bad Bunny janë ndarë, por pse?

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2023

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të bindur
Getty Images for Gucci

Kendall Jenner dhe Bad Bunny mund të jenë ndarë! Modelja u shfaq në Aspen këtë javë, duke kaluar kohë me miqtë e saj në Colorado, por reperi Bad Bunny nuk ishte pranë saj.

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të bindur
BACKGRID

Modelja u fotografua me miqtë e saj, Lauren Perez dhe David Waltzer, ndërkohë njerëzit janë më të bindur se kurrë se ata s’janë më bashkë.

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të bindur
BACKGRID

“100% janë ndarë. Bad Bunny nuk e linte kurrë vetëm”; “Ok, m’u thye zemra. Jam e bindur që janë ndarë”; “S’e di kur u lidhën dhe kur u ndanë, por jam e trishtuar”; “Dikush të kujdeset për Bad Bunny-n”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kendall dhe reperi kanë kohë që nuk janë parë bashkë, por ata e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre publike.

Për herë të fundit ata janë fotografuar më 29 tetor, duke ngrënë mëngjes në “Beverly Hills”.

Gjithnjë e më shumë njerëzit janë të bindur
 
Një muaj më parë, ajo pubikoi një foto në Instagram, ku ndezi zërat se i ka dhënë fund lidhjes me reperin. “Ajo që është (krijuar) për mua, thjesht do të më gjejë”, shkroi në mbishkrimin e fotos Kendall.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Artikuj të sugjeruar: