Bleona theu zemrat e jo pak njerëzve që besuan se ajo do të merrte pjesë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Në TikTok dhe rrjete të tjera sociale qarkulloi lajmi se Bleona do të ishte pjesëmarrëse në BBVA-3. Në shumë video, njerëzit shkruan se “fituesja e sezonit të tretë sapo u shpall” apo se “ishin të bindur se Bleona do të fitojë”.
Në një postim në Instagram, këngëtarja ka mohuar thashethemet.
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare, më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do u lutesha portaleve që t’i hiqni nga qarkullimi.”
Bleona, po sikur të jesh opinioniste?