Celebrity

Njerëzit mendojnë se Robert Pattinson dhe partnerja mund të jenë fejuar

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2023

Njerëzit mendojnë se Robert Pattinson dhe partnerja mund të
Getty

Robert Pattinson dhe partnerja e tij, Suki Waterhouse mund të jenë fejuar, mendojnë njerëzit, pasi Suki u shfaq me një unazë në gishtin e fejesës/martesës.

Njerëzit mendojnë se Robert Pattinson dhe partnerja mund të
 
Çifti u fotografua në Londër dhe në foto duket barku i rrumbullakosur i Suki-t dhe unaza rrëzëllitëse. Njerëzit menjëherë uruan çiftin për “fejesën”, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.

Njerëzit mendojnë se Robert Pattinson dhe partnerja mund të
 
“Jam shumë e lumtur për ta”; “Urime Rob-it, Suki-t dhe bebit”; “Sa të miiiirë! Janë fejuar!”; “Presim dasmën”, ishin disa nga komentet.
 
Suki konfirmoi lajmin se është shtatzënë me Robert në nëntor. Para se të performonte në festivalin Corona Capital, ajo u shpreh: “Vendosa të vesh disa të shndëritshme, sepse mendova se do t’ju shpërqendronte nga diçka tjetër që po ndodh”, duke drejtuar gishtin nga barku i saj i rrumbullakosur.

Njerëzit mendojnë se Robert Pattinson dhe partnerja mund të
Getty

Aktorja britanike veshi (me qëllim mesa duket) një fustan të shkurtër me xixa dhe kështu konfirmoi lajmin e bukur në mënyrën më stylish.

Suki, 31 vjeç dhe Robert, 37 vjeç, janë të lumtur dhe entuziastë për bebushin që pritet të vijë në jetë, thonë burimet pranë Page Six. Ata ndezën thashethemet se do të bëheshin prindër në tetor, kur Suki vishte rroba të gjera.
 
Dyshja kanë 5 vite të lidhur bashkë dhe janë kujdesur që ta mbajnë raportin e tyre jashtë vëmendjes publike. Ata dolën publikisht në tapetin e kuq në dhjetor 2022, në shfaqjen e Dior në Egjipt.

Artikuj të sugjeruar: