Për herë të parë në historinë 100-vjeçare të konkursit të bukurisë në Francë, Miss France ka flokë të shkurtër. Por në internet, jo pak njerëz kritikuan vendimin.
20-vjeçarja Eve Gilles, e cila fitoi konkursin dhe ra në sy për modelin e flokëve pixie, e cilësoi arritjen një "fitore për diversitetin".
"Askush nuk mund t'ju thotë se kush duhet të jeni," i tha ajo audiencës. “Ne jemi mësuar të shohim nëpër konkurse vajza të bukura me flokë të gjatë, por zgjodha një look androgjen me flokë të shkurtër(...) çdo grua është ndryshe, të gjithë jemi unikë."
Në rrjete sociale, kritikët nuk ranë dakord me vendimin. Sipas tyre, ajo u zgodh si Miss France thjesht për shkak të kulturës “woke”.
Shën.red. Wokeness ose Woke është që term që do të thotë "vigjilent ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor". Duke filluar nga vitet 2010, termi përfshiu një ndërgjegjësim më të gjerë për pabarazitë sociale si padrejtësia racore, seksizmi, mohimi i të drejtave të LGBT etj.
“Miss France 2024 thjesht thotë gjërat e duhura. Doni të vini bast që vitin e ardhshëm do të fitojë një grua transgjinore?” shkroi dikush në internet.
Njerëzit e kanë akuzuar atë për performative wokeness - shtirje për t’u solidarizuar me njerëzit e tjerë.
“Njerëzit që më kritikojnë për flokët nuk më shqetësojnë, sepse unë mund t'i ndryshoj flokët,” tha Eve për Le Parisien. “Unë zgjodha këto flokë, por nuk zgjodha trupin tim, apo metabolizmin tim."