Kosova

Kosova kategorizon ‘Big Brother’ si program për të rritur që mund të shihet vetëm me kod

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2023

Kosova kategorizon ‘Big Brother’ si program për të rritur

Programet reality show – ku bën pjesë edhe “Big Brother” – mund të shihen në platformat televizive vetëm me kod, njësoj siç ndodh me programet për të rritur.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), raporton organizata joqeveritare “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti u shpreh se ndryshimi i rregullores u bë me qëllim që të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

Sipas KPM-së, të gjitha programet reality show duhet të jenë të koduara sepse mund të ndikojnë te gjuha dhe sjellja e fëmijëve.