Showbiz dhe TV

Donaldi flet për djalin e Borës: “Shoku im më i mirë”

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2023

 Donaldi flet për djalin e Borës: “Shoku im më i

Donald Veshaj ka folur në “Klan Kosova” për mikun e tij më të mirë, i cili është djali i Borës, Arbori.
 
Aktori u shpreh: “Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë”.

Më tej, foli edhe për momentin e propozimit, kur Arbori u ngjit në skenë dhe u emocionua së bashku me ta: “Madje, për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Donaldi i propozoi Borës në premierën e filmit “5 herë jo”, në ditën kur Arbori kishte ditëlindjen. Vogëlushi u ngjit në skenë dhe përqafoi të ëmën, duke festuar kështu momentin unik.