Showbiz dhe TV

Einxhel dhe DJ Dagz zbulojnë portretin e Trev

Shkruar nga Anabel

24 Dhjetor 2023

Einxhel dhe DJ Dagz zbulojnë portretin e Trev 
Einxhel dhe DJ Dagz i kanë dedikuar të voglit të tyre, Trev, një këngë të titulluar “Dhuratë”, ku i shprehin dashurinë. Në video ka momente të ëmbla mes Einxhel dhe Dagz, si dhe zbulohet portreti i Trevit.

Einxhel dhe DJ Dagz zbulojnë portretin e Trev

Einxhel dhe DJ Dagz zbulojnë portretin e Trev
 
Kjo është hera e parë që dyshja e ka publikuar portretin e vogëlushit, i cili lindi më 12/12/2022, si frut i dashurisë mes moderatores dhe DJ. Gjithashtu, Einxhel publikoi edhe një video në Instagram, ku shkroi: "Ju prezantojmë me Trev. Dhuratën më të madhe të jetës sonë".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

“Gjithçka du për festa je ti/ S’ka rëndësi si vjen a si vij”, është një pjesë e refrenit të këngës, në të cilën shohim Trevin, tashmë 1 vjeç, duke luajtur me elementet festive.

Einxhel dhe DJ Dagz zbulojnë portretin e Trev
 
Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz (emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta), u njohën në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania” dhe u dashuruan, për t'u bërë një prej çifteve më të preferuar të publikut.

Artikuj të sugjeruar: