Showbiz dhe TV

Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2023

Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit

Ilda Gjoni, motra e madhe e Inis dhe Ingrid Gjonit, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Vajza e saj, aktorja Anna Lika, konfirmoi lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram.

“Më këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli ynë. ‘Ne’ përgjithmonë,” shkruan Anna.

Ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit

Mendohet se Ilda ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ngushëllime familjarëve!