Kosova

Vjosa Osmani tha një shprehje nga filmi “Barbie” dhe u bë virale

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2023

Vjosa Osmani tha një shprehje nga filmi “Barbie” dhe u bë

“This Barbie is the president” (“Kjo Barbie është presidente”) përmbylli fjalimin e saj me gazetarët presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe menjëherë u bë virale në internet, veçanërisht në X (Twitter).

Vjosa zgjodhi pikërisht këtë fjali nga filmi “Barbie”, nisur edhe nga veshja e saj me një kostum rozë. Në filmin “Barbie”, të gjitha personazhet Barbie kanë nga një profesion të caktuar që prezantohet me fjalinë: “This Barbie is…”.

Vjosa Osmani tha një shprehje nga filmi “Barbie” dhe u bë

Presidentja publikoi disa foto në X (Twitter), ku shkroi se këtë vit sfidues, gazetaret e Kosovës, shumë prej tyre vajza dhe gra, kanë treguar guxim dhe përkushtim. Vjosa u zotua se do të garantojnë lirinë e medias dhe të shprehjes.
 
Mbyllja e fjalimit të saj është komentuar goxha nëpër rrjetet sociale dhe këto janë disa prej reagimeve: