Flokët

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet për në dimër

Shkruar nga Anabel

31 Dhjetor 2023

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet

Pavarësisht nëse doni kafenë ose preferoni çajin, nuanca “brune espresso” me siguri do t'ju vjedhë zemrën. Kjo nuancë e errët dhe elegante është tendenca më e fundit e ngjyrave të flokëve për në dimër, pasi dimensioni i saj i kafesë dhe fijet i japin shkëlqim dhe një prekje shumë të veçantë look-ut tuaj.

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet

Çfarë janë flokët brune espresso?

Nisur nga emri, ato janë një ngjyrë që përcaktohet nga aplikimi i një palete tonesh të errëta dhe të ngrohta, çka krijon një efekt të thellë në flokë. Kafe intensive, nuancat e lajthisë, gështenjës, tonet e thella të çokollatës dhe ato të zeza janë ngjyrat që u duhen të gjitha gocave për në dimër.

Ajo që e bën këtë ngjyrë flokësh kaq të veçantë është përzierja e një baze kafe në të zezë me fije pak më të çelura që nën efektin e dritës kanë super shkëlqim.

Pse ky trend është perfekt për dimër?

Këtë periudhë të vitit, kur temperaturat janë më të ftohta dhe netët më të gjata, ajo që e bën më të ngrohtë atmosferën janë tonet e pasura dhe të thella. Ky trend, pra brune espresso është i duhuri që mikson luksin me prakticitetin.

-Flokë espresso lajthi

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet

-Flokë espresso të errët

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet

-Flokë espresso të ftohtë

Pse ngjyra ‘brune espresso’ është ajo që ju duhet


Burimi: Glamour