Instagramming

Me 1 koment, Belén Rodriguez na tregoi për tradhtinë e ish-burrit

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2024

Me 1 koment, Belén Rodriguez na tregoi për tradhtinë e

Belén Rodriguez ka konfirmuar zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi, prezantuese, aktore dhe modele. Belén konfirmoi thashethemet përmes një komenti në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar romancën mes tyre.
 
Dikush la një koment në një video të postuar nga Belén, në mbishkrimin e së cilës shkruhej: “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Në koment, personi shkroi mes të tjerash: “Një ditë do të na tregosh nëse lidhja e ish-burrit tënd me Marcuzzi-n ishte e vërtetë”. Belén i ktheu përgjigje duke thënë: “Konfirmoj”.

Me 1 koment, Belén Rodriguez na tregoi për tradhtinë e

Mesa duket, Belén s’e ka pasur në plan ta mbyllë vitin 2023 me heshtje dhe dilema dhe ka zgjedhur që 2024-ën ta jetojë pa drama dhe thashetheme. Ajo foli për raportin e ndërlikuar me ish-bashkëshortin në intervistën e fundit në “Domenica In”. Belén theksoi se ka ardhur koha të ketë edhe ajo mbrojtje, përqafime, mirësi, ndonëse prej shumë vitesh ka qenë një grua kokëfortë, e cila është kujdesur e vetme për veten.
 
Lidhja e Stefano De Martino dhe Alessia Marcuzzi ka ndodhur në vitin 2020 dhe u zbulua nga “Dagospia”. Në një artikull shkruhej se në krizën e martesës së Belén dhe Stefano ka lidhje Alessia. “Marrëdhënia e fshehtë (e zbuluar nga Belén) mes Stefano-s dhe Alessia-s” ishte edhe shkaku i ndarjes së çiftit, supozonte “Dagospia”.

Me 1 koment, Belén Rodriguez na tregoi për tradhtinë e

Zërat u mohuan menjëherë nga Stefano, i cili reagoi duke u shprehur: “Dikush shkroi se unë kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha në një telefonatë me Alessia-n dhe Paolo-n, dy miq të mi të mirë dhe qeshëm me të madhe, pavarësisht se sa bezdisës është një lajm i tillë. Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për profilin mediatik që kam. Duke qenë se jam një personazh publik, pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të shkojnë dëm dhe jetoj i qetë. Por, ju lutem, le t’i shmangim lajmet që prekin familjet dhe fëmijët. Ju premtoj se nëse fejohem, apo dashurohem, do ju njoftoi”.
 
Më pas, edhe Belén e komentoi lajmin, duke u shprehur: “Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë: Me Alessia-n kam një marrëdhënie të bukur dhe respekt reciprok. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh. E vërteta (që përflitet) ka shumë të meta”.

Me 1 koment, Belén Rodriguez na tregoi për tradhtinë e

Belén dhe Stefano kanë pasur një raport të ndërlikuar. Ata u njohën në vitin 2012, në “Amici di Maria De Filippi”. Në vitin 2013 u bënë prindër të djalit Santiago, i cili lindi në prill dhe ata e kurorëzuan lidhjen me martesë në shtator të po këtij viti. Dy vite më vonë, në 2015, u ndanë. Më pas, u ribashkuan sërish në vitin 2019, për t’i dhënë fund lidhjes një vit më vonë. Pas një krize, u ndanë sërish dhe rindezën shkëndijat, për t’i dhënë fund njëherë e mirë në vitin 2023.