Kinema & TV

Golden Globes: ‘Oppenheimer’ dhe ‘Succession’ triumfojnë me çmimet kryesore

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

Golden Globes: ‘Oppenheimer’ dhe ‘Succession’

Fenomeni Barbenheimer i verës vazhdoi në Golden Globes, ku “Barbie”  u vlerësua për arritjet kinematografike dhe shitjet në kinema ndërsa "Oppenheimer" fitoi çmimin “Filmi më i mirë – dramë”.

Ndonëse nuk fitoi në kategoritë për regjisorin/en dhe skenarin më të mirë, “Barbie”, filmi me më shumë nominime, fitoi gjithashtu çmimin për “Këngën më të mirë origjinale” (Billie Eilish dhe Finneas – “What Was I Made For?”)

“Oppenheimer” grumbulloi më shumë çmime gjatë mbrëmjes duke përfshirë “Filmi më i mirë – dramë”, “Aktori më i mirë” (Cillian Murphy), “Aktori më i mirë në rol dytësor” (Robert Downey Jr) dhe “Regjisori më i mirë” (Christopher Nolan).

Rivali kryesor i “Oppenheimer” për filmin dramatik, “Killers of the Flower Moon” i Martin Scorsese fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për Lily Gladstone.

Përsa i përket televizionit, sezoni i fundit i “Succession” dominoi me katër çmime.

Filmat ndërkombëtarë që korrën sukses qenë “Anatomy of a Fall” (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj) dhe “The Boy and the Heron” (Filmi më i mirë i animuar).