Celebrity

Taylor Swift sapo na tregoi se si të reagojmë kur na bëjnë një shaka pa kripë

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

Taylor Swift sapo na tregoi se si të reagojmë kur na bëjnë
Twitter

 
Taylor Swift është modeli i ri se si të reagosh kur të thonë një shaka që s’të bën fare për të qeshur! Asaj as nuk i lëvizi qerpiku, madje e bëri të qartë që as një nënqeshje nuk i vodhi Jo Koy me batutën e tij në mbrëmjen e Golden Globes.

“Ndryshimi mes Golden Globes dhe NFL? Në Golden Globes ka më pak foto të Taylor Swift”, referuar shfaqjeve të saj në Ligën Kombëtare të futbollit amerikan, në mbështetje të partnerit, Travis Kelce.

Ç’bëri Tay? Me një mimikë që as nuk surprizua dhe në fakt, nuk përjetoi asnjë ndjesi, piu pak nga gota e saj.

Taylor Swift sapo na tregoi se si të reagojmë kur na bëjnë
Twitter

Pra, mesazhi? Në raste të tilla, përgjigjja është injorimi!

Taylor Swift sapo na tregoi se si të reagojmë kur na bëjnë
 
Sa i përket shfaqjeve të Tay në NFL, ajo është shprehur se kur është në tribunë, nuk e ka mendjen fare te kamerat. “Jam atje thjesht për të mbështetur Travis. Nuk jam në dijeni që po shfaqem aq shumë në kamera dhe po acaroj ca baballarë, ca Brads dhe Chads”, u shpreh ajo në një intervistë për Time.

Taylor Swift sapo na tregoi se si të reagojmë kur na bëjnë

Domethënë, s’e ka fajin Tay që është kaq e famshme! Duh!

Artikuj të sugjeruar: