Udhetim

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

Shkruar nga Anabel

10 Janar 2024

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për

Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund udhëtojnë lirshëm në 194 destinacione në mbarë botën, sipas Henley Passport Index që filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global 19 vjet më parë.

Kombet aziatike, Japonia dhe Singapori, kanë dominuar vendin e parë për pesë vitet e fundit, por tashmë shumë vende europiane janë ngritur në renditje.

Shqipëria renditet në vendin 42; shqiptarët mund të udhëtojnë në 121 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024:

• Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Singapor, Spanjë (194 destinacione)

• Finlandë, Koreja e Jugut, Suedi (193 destinacione)

• Austri, Danimarkë, Irlandë, Holandë (192 destinacione)

• Belgjikë, Luksemburg, Norvegji, Portugali, Mbretëri e Bashkuar (193 destinacione)

• Greqi, Maltë, Zvicër (190 destinacione)

• Republika Çeke, Zelanda e Re, Poloni (189 destinacione)

• Kanada, Hungari, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)

• Estoni, Lituani (187 destinacione)

• Letoni, Sllovaki, Slloveni (186 destinacione)

• Islandë (185 destinacione)