Dua Lipa pretendohet se është në një lidhje me aktorin britanik Callum Turner. Lajmi u bë publik nga Page Six pasi këngëtarja dhe aktori janë parë bashkë në një festë në Los Angeles këtë të mërkurë.
Afrimiteti i tyre ngjalli dyshime, ndaj mediat filluan kërkimet dhe burimet zbulan se lidhja është në fillime, por të dy janë shumë të lumtur për këtë raport.
Eventi ku janë parë së bashku duke kërcyer ka qenë festimi i premierës së “Master of The Air”, ku Turner është protagonist. “Vetëm fakti që Dua ka qenë në eventin e rëndësishëm të tij tregon se marrëdhënia po rritet”, shprehen burimet për Page Six.
Turner ka qenë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby nga viti 2016-2017. Ndërsa Dua Lipa, ka pak që është ndarë nga regjisori Roman Gavras; lidhja e tyre e shkurtër tashmë konsiderohet si një “dashuri vere”.