Catherine dhe Austin McBroom, YouTuber-at e njohur për kanalin e tyre The ACE Family, njoftuan divorcin në postime të veçanta në rrjete sociale.
Në deklarata, të dy shkruanin se "kanë rënë dakord" për ndarjen dhe do të punojnë së bashku për të vazhduar bashkëprindërimin për tre fëmijët e vegjël: Elle, Alaia dhe Steel.
Catherine McBroom shkroi në deklaratën e saj në Instagram se "rrugët e tyre si çift kanë ndryshuar dhe kanë krijuar sfida që janë të papajtueshme". “Sado zemërthyese që është, edhe unë ndihem e çliruar,” shkruan ajo.
Në postimin e tij, Austin e konsideroi divorcin si "vendimin më të vështirë të jetës.” “Ne krijuam një nga nga historitë më të mëdha, pothuajse një dekadë së bashku, kaq shumë kujtime, kaq shumë arritje, por çdo libër përfundon,” shkroi ai. "Dhe tani ne do të shkruajmë një libër të ri si autorë të veçantë."
Disa fansa thanë se ishin të trishtuar për ndarjen. Të tjerë spekuluan për arsyen e ndarjes, duke përfshirë akuzat për tradhti (të cilat Austin McBroom i ka mohuar).
Në postimin e saj, Catherine tha se Austin do të mbetet gjithmonë "miku i saj më i mirë".
Catherine dhe Austin janë të njohur kryesisht për videot e tyre virale familjare, sfidat dhe shakatë. Vitet e fundit ata janë përfshirë edhe në polemika të shumta: