Celebrity

Ju njohim me perimen që J.Lo ha me fëmijët: Ose do e duash ose do e urresh

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

Ju njohim me perimen që J.Lo ha me fëmijët: Ose do e duash ose do

Në një intervistë për revistën “Hello!” Jennifer Lopez u pyet edhe njëherë për sekretin e fizikut të saj, por edhe për zakonet e ushqyerjes së dy binjakëve, Emma dhe Max, që të jenë të shëndetshëm.

“Hamë shumë perime, asparag, lakra të vogla, brokoli dhe lakër jeshile”, tha këngëtarja. Lakra e Brukselit është një nga përbërësit më të dashur edhe të shefave botërorë, sidomos për vlerat ushqyese që ka.

Le të ndalemi pak te lakra e vogël (ose lulelakra e Brukselit): për ju që nuk e dini këto mikrolakra janë lastarët e Brassica oleracea, një bimë e familjes së brokolit dhe lulelakrës, (këto të fundit në vetevete janë lule dhe jo sytha) dhe hyjnë si perim në kategorinë e lakrës.

Ju njohim me perimen që J.Lo ha me fëmijët: Ose do e duash ose do

Kanë një përqendrim të lartë të mikro dhe makro antioksidantë dhe vlera ushqyese. Ato i bëjnë mirë shëndetit dhe bukurisë prej përmbajtjes së lartë në vitaminë C, beta-karoten, potasium dhe hekur.

Ju njohim me perimen që J.Lo ha me fëmijët: Ose do e duash ose do

Me origjinë nga Belgjika (prej nga kanë marrë emrin), këto lakra të vogla janë perim dimri dhe rriten përgjithësisht në veri të Europës sepse e durojnë të ftohtin. Në markete i gjen të freskëta nga tetori deri në mars.

Ju njohim me perimen që J.Lo ha me fëmijët: Ose do e duash ose do

100 gram nga këto lakra përmbajnë 40 kalori dhe 45% proteina, 43% karbohidrate, 12% lipide.