Kompatibilitet

Meqë jemi në sezonin e Ujorit, zbulo si i ka punët me shenjat e tjera

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2024

Meqë jemi në sezonin e Ujorit, zbulo si i ka punët me shenjat e

Ujorët njihen si një nga shenjat më kurioze, me intelekt, shumë të pavarur dhe flirtues. Sipas astrologëve, shenja e fundit e Ajrit ka tendencën të vendosë për jetën e saj duke i marrë vendimet bazuar në logjikën e saj.

Edhe pse janë të njohur për karakterin social dhe grupe shoqërore të mëdha, Ujorët mund të jenë shpesh të largët emocionalisht.

Me cilat nga shenjat shkojnë shumë mirë Ujorët?

Përgjithësisht Ujorët njihen për përputhshmëri me Binjakët dhe Peshoret. Me të parët, ka shumë argëtim në mes dhe bisedat stimulojnë intelektin e të dyve, kjo i bën shumë të afërt dhe lehtësisht miq.

Ndërsa me Peshoret, Ujori, ndihet rehat sepse të dy vlerësojnë të bukurën dhe janë shumë të paqtë. Këto dy shenja kanë gjasa për të pasur një marrëdhënie dashurie afatgjatë.

Bricjapi është një tjetër shenjë që shkon shumë me Ujorin. Edhe pse duket sikur janë të kundërt, ata mund të formojnë marrëdhënie dashurie dhe shoqërie që zgjasin në kohë, pasi janë shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit.

Ujori shkon shumë edhe me një Luan. Dy shenjat e zodiakut janë krejtësisht të kundërta, por dëshira e Luanit për një jetë të pasur dhe të vrullshme, ushqen dëshirat e Ujorit për ambicie.

Po shenjat që nuk e kanë shumë mirë raportin me Ujorin?

Sa i përket shenjave me të cilat Ujori nuk e ka fare të lehtë të ndërtojë raporte, tre janë më të rëndësishmet: Demi, Virgjëresha dhe Gaforret.

Me Demin problemi qëndron në këmbënguljen e shenjës së Tokës për ta ndryshuar Ujorin.

Ndërsa sa i përket Virgjëreshës, pamundësia e tyre për ta kuptuar Ujorin shkakton keqkuptime në çdo raport.

Dhe së fundmi, me Gaforren, problemi qëndron te distancimi emocional që ka herë pas here Ujori, çka shkakton konflikt të vazhdueshëm mes dy shenjave.