Celebrity

Njerëzit kanë një teori për lidhjen e Rosalía me Jeremy Allen White

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2024

Njerëzit kanë një teori për lidhjen e Rosalía me

Akoma edhe sot, pas disa muajsh bashkë, njerëzit ende s’janë 100% të bindur për raportin e Rosalía-s me Jeremy Allen White.

Njerëzit kanë marrë në dorë gjykimin publik të çiftit të ri që prej momentit të parë kur u panë bashkë. Fansat thjesht nuk kanë ndaluar së ngrituri teori rreth lidhjes së tyre, duke krijuar atë që quhet edhe “efekti i çifteve që nuk shkojnë bashkë”. Së fundmi, mendojnë se lidhja e tyre është vetëm për të tërhequr vëmendje.

Pavarësisht përkushtimit që kanë pasur për njëri-tjetrin, publiku e ka ndarë mendjen t’i shohë si një çift i stisur për hir të vëmendjes mediatike. Fansat e trajtojnë këtë lidhje si një vendim të marrë në tavolinë mes dy menaxherëve të artistëve për ca publicitet të shtuar në karrierën e secilit.

"S'i imagjinoj dot bashkë, sidomos duke folur"; "S'duken fare të lumtur. Rosalía, ç'po bën vajzë?"; "S'ka lidhje me Rosalía-n. Ajo meriton shumë më tepër" janë disa nga komentet e njerëzve në TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LA ROSALÍA ?? (@rosalia.vt.archive)

Fakti që së fundmi, aktori është fotografuar në park me ish-gruan dhe vajzën e tyre, i ka shtuar edhe më shumë spekulimet se Jeremy është një person toksik që është i destinuar për të lënduar Rosalía-n.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jeremy Allen White Brasil (@jeremyallenbr)

Këngëtarja dhe aktori u fotografuan për herë të parë nëntorin që shkoi, kur sapo kishin mbyllur marrëdhëniet përkatëse. Jeremy ishte ndarë në maj nga gruaja e tij, ndërsa Rosalía sapo i kishte dhënë fund fejesës me Rauw Alejandro.

Artikuj të sugjeruar: