Showbiz dhe TV

Greta Koçi, nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2024

Greta Koçi, nënë për herë të parë 

Këngëtarja Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj. Ajo ndau lajmin me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.
 
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkroi ajo në foton ku shihet dora e saj dhe e bebit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Greta bëri me dije në shtator të 2023-shit se ishte në pritje të ëmbël. Ajo publikoi një video në Instagram, ku shkroi: "Në pritje të ëmbël...më e lumtur se kurrë".
 
Këngëtarja prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin.