Britney Spears ka publikuar një video të Justin Timberlake dhe ka kërkuar ndjesë për gjithçka ka shkruar në librin me kujtime nga jeta e saj.
“Dua të kërkoj falje për ato që shkrova në libër. Nëse kam ofenduar ose lënduar njerëzit që kam shumë xhan, kërkoj ndjesë. Dua gjithashtu të them se jam e dashuruar me këngën e re të Justin, ‘Selfish’. Dhe nuk e di si ka mundësi që sa herë Jimmy dhe Justin bëhen bashkë, unë mekem së qeshuri”, shkruan ndër të tjera Britney.
Sa i përket librit të Britney, publikimi i tij na tregoi një anë të errët të historisë së vjetër të dashurisë mes këngëtares dhe Timberlake. Sipas kapitullit dedikuar kësaj historie, Spears ka pranuar se Justin e ka nxitur të abortojë kur ajo mbeti shtatzënë dhe më pas e bëri të duket si “vajza e keqe” që i theu zemrën djaloshit më të dashur në Amerikë.
Dy artistët kanë qenë bashkë nga viti 1999 deri në 2002-shin dhe lidhja e tyre ka qenë një nga më të komentuarat e atyre viteve.
Justin dhe Britney kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe për këngën e sapopublikuar të artistit.
Me publikimin që riktheu në muzikë Timberlake, fansat e Spears kanë reaguar duke risjellë në vemendje këngën me të njëjtin titull që ajo publikoi në 2011-ën, duke e renditur më lart se këngën e Justin në listën e iTunes.
Artikuj të sugjeruar:
- Justin publikon një këngë me të njëjtin titull si Britney dhe interneti iu përgjigj siç di vetë
- Justin Timberlake rikthehet në muzikë
- Justin Timberlake këndon ‘Cry Me a River’ dhe thotë diçka që nënkupton Britney Spears
- Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë, Justin Timberlake ka marrë këtë vendim
- Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf