
Britney Spears ka një problem të ri me Justin Timberlake! Brit hyri në Instagram dhe sigurisht, ia kushtoi ca fjalë ish-të dashurit, i cili i hodhi kunja gjatë performancës së tij në New York.
“Dikush më tha që po flisje për mua vërdallë. Do ta çojmë çështjen në gjyq, apo do shkosh të qash te mami si herën e kaluar?”, shkroi këngëtarja.
Reagimi i Britney vjen pasi Timberlake, në koncertin e tij në New York, u ngjit në skenë dhe tha para publikut: “Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i kërkoj falje…askujt!”, para se të këndonte “Cry Me a River”, këngën që ka shkruar pasi Britney e tradhtoi.
@betches I’m confused, ew #justintimberlake #jtconcert og video: @BreatheHeavy ? original sound - Betches
Në fillim të javës, princesha e pop-it u kërkoi ndjesë publike të gjithë njerëzve që mund të ketë ofenduar në librin e saj me kujtime, “The Woman In Me” dhe shtoi se e adhuron këngën e re të Justin. “Doja të thoja që e dashuroj këngën e re të Justin Timberlake, “Selfish”, tha ajo.

Kur Justin publikoi këngën e tij të re, e cila ironikisht ka të njëjtin titull me një nga këngët e vjetra të Britney-t, fansat e kësaj të fundit e rikthyen në vëmendje “Selfish” nga Spears, e cila e kaloi këngën e Justin nëpër listat muzikore.
Artikuj të sugjeruar: