TV Mania

Lumbardhi shpallet fitues i “Big Brother VIP Kosova 2”

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2024

Lumbardhi shpallet fitues i “Big Brother VIP Kosova 2”

Lumbardh Salihu është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “BBVK”, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 144,000 eurosh (shifra e plotë është 200,000, por për fituesin llogaritet minus 40 mijë euro, që ndahen për finalistët dhe ulja e çmimit për thyerjen e rregullave).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)


Rrugëtimi i Lumbardhit nisi që në tetor, kur nisi “BBVK” dhe u bë pjesë e shumë situatave, debateve dhe momenteve brenda shtëpisë së famshme. Ai u përball në finale me Blerandon, pasi Edona u eliminua e para dhe më pas, Shqipja.

Ai u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe falenderoi publikun që e votoi.