Muzika

Këndoi “Heart Attack” në një event për sëmundjet e zemrës: Kritikohet Demi Lovato

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2024

Këndoi “Heart Attack” në një event për
Shutterstock

 
Demi Lovato po kritikohet gjithnjë e më shumë nga njerëzit nëpër rrjetet sociale, pasi këndoi këngën e saj “Heart Attack” (2013) në eventin e zhviluar në “American Heart Association” (AHA).
 
Videoja që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, tregon Lovato-n teksa merr pjesë në koncertin “Go Red for Woman, Red Dress Collection”, i cili synon ndërgjegjësimin mbi sëmundjet kardiovaskulare.

Këndoi “Heart Attack” në një event për
 
Njerëzit mendojnë se kënga e saj është një përzgjedhje e çuditshme, sidomos pasi Lovato ka pësuar 3 goditje në tru dhe një sulm në zemër gjatë overdozës së vitit 2018.
 
“Ok, kjo është shumë e errët”, shkroi një person në X (ish-Twitter); “S’e paska menduar gjatë”, komentoi një tjetër përdorues i rrjetit social, ndërsa dikush tjetër u shpreh: “Nuk mund të ndaloj së qeshuri. Sa njerëz e panë përzgjedhjen muzikore para se të vendosnin që Demi ta performonte live?”.

Këndoi “Heart Attack” në një event për

Gjithsesi, një burim për Page Six tha se performanca e “Heart Attack” ishte e qëllimshme dhe e inkurajuar nga vetë AHA.

Para se Demi të këndonte hitin e saj të 2013-ës, u shpreh: “Kënga ime e radhës flet për ndjesinë e fuqishme që vjen me dashurinë dhe me zemërthyerjen. Kam hapur zemrën, kam marrë rreziqe dhe nuk kam frikë ta bëj sërish. Kjo këngë ka shumë simbolika për mua, për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që ndodhen këtu, shërben si një rikujtesë se sa e fortë është lidhja mendje-zemër-trup”.

Këndoi “Heart Attack” në një event për

Ndërsa një person që ishte prezent në event tha se të ftuarit e shijuan këngën dhe nuk menduan për asgjë tjetër.

Artikuj të sugjeruar: