Arlindi dhe Ueda, të cilët u njohën dhe u dashuruan në sezonin e parë të “Love Island Albania” do të bëhen prindër për herë të parë. Dashuria e tyre e bukur rrëmbeu zemrat dhe votat e publikut, i cili i shpalli edhe fitues të garës.
View this post on Instagram
Ata kanë publikuar një album me foto në Instagram, ku të buzëqeshur kanë konfirmuar se Ueda është në pritje të ëmbël. “Kur 2 bëhen 3” shkruhet në mbishkrimin e fotove të publikuara.
Ueda dhe Arlindi janë ndër çiftet që i rezistuan testit të kohës pas daljes nga “Love Island Albania”.