Bota

“Njerëzit do ta dëbojnë me forcë”: Ç’ka parashikuar Nostradamus për mbretin Charles?

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2024

“Njerëzit do ta dëbojnë me forcë”:

Bota mësoi se mbreti Charles vuan nga një lloj kanceri, u trondit dhe më pas u kujtua se Nostradamus ka bërë një parashikim për mbretin e Mbretërisë së Bashkuar në librin e tij “Les Propheties” (“Profecitë”), i cili daton që prej vitit 1555 dhe “parashikon” ngjarjet që do të ndodhin në vijim.
 
Sipas Nostradamus, mbreti do të “dëbohet me forcë”, do të abdikojë dhe do të zëvendësohet nga “ai që nuk ka shenja që do të jetë mbret”, ndaj me shumë gjasa bëhet fjalë për princin Harry, i cili është i pesti në radhë.
 
Sipas autorit britanik, Mario Reading, i cili ka shkruar librin “Nostradamus: The Complete Prophesies for the Future”: “Njerëzit do ta detyrojnë mbretin e ishujve që të heqë dorë. Një burrë që nuk pritet të jetë mbret do të vijë në vend të tij”.
 
Nostradamus ka parashikuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II. Sipas Mario Reading, i cili analizoi librin e parashikuesit francez: “Mbretëresha Elizabeth do të vdesë rreth vitit 2022, në moshën 96-vjeçare”. Mbetëresha ndërroi jetë më 8 shtator të vitit 2022, në moshën 96-vjeçare.
 
Mbreti Charles II është diagnostikuar me kancer, konfirmoi pallati Buckingham, duke mos dhënë detaje mbi llojin e kancerit, por specifikoi që nuk ka lidhje me kancerin në prostatë. Fatmirësisht, kanceri është kapur në fazat e para dhe mbreti është optimist për rezultatet e kurave, ndërkohë që do të vijojë të ndjekë mjekimet dhe procedurat e duhura.
 
Disa parashikime të tjera të Nostradamus për këtë vit:

Luftë me Kinën?

Nostradamus parashikoi "betejë luftarake dhe detare" dhe tha se "Kundërshtari i Kuq do të zbehet nga frika / Duke vënë në tmerr Oqeanin e madh". Disa mendojnë se "Kundërshtari i Kuq" mund t'i referohet Kinës.

Fatkeqësi të mëtejshme klimatike?

“Toka e thatë do të bëhet më e tharë / Dhe do të ketë përmbytje të mëdha,” shkroi Nostradamus. Ai parashikoi gjithashtu dukuri ekstreme të motit dhe uri në botë.

Një Papë i ri?

Papa Françesku mund të zëvendësohet së shpejti, sipas parashikimeve të Nostradamusit. “Përmes vdekjes së një Papati shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak në moshë të mirë.” 

Megjithatë, kini parasysh se interpretimi i parashikimeve të Nostradamusit është i diskutueshëm dhe më shumë bëhet fjalë për hamendësime, sepse parashikime fjalë për fjalë. Kujtoni se sipas tij, bota supozohej të mbaronte në vitin 1999. ;)