Instagramming

Pra, Britney qenka puthur me Ben Affleck dhe nuk ka frikë ta tregojë

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2024

Pra, Britney qenka puthur me Ben Affleck dhe nuk ka frikë ta tregojë

Britney Spears sapo ndezi një dramë të re me vetëm një koment për një foto të vjetër të sajën me Ben Affleck dhe Diane Warren. Këngëtarja publikoi foton në Instagram dhe shkroi: “Sa foto e bukur e imja me Ben Affleck dhe Diane Warren shumë vite më parë”.

“Ai është aktor i mrekullueshëm. Ah, mos harrova t’u them që unë dhe Ben atë natë u puthëm. E kisha harruar fare. Do doja t’u tregoja çfarë ndodhi para saj. Nejse se po merrem me thashetheme. Po me të vërtetë kisha harruar çfarë ka ndodhur atë natë”, vazhdoi Britney.

Pra, Britney qenka puthur me Ben Affleck dhe nuk ka frikë ta tregojë
Instagram

Flirti i shpejtë i Britney me Affleck mund të ketë ndodhur para se këngëtarja të lidhej me Justin Timberlake po atë vit. Në pranverën e 1999-ës, dolën lajmet e para për një lidhje të mundshme të Spears dhe Timberlake dhe pavarësisht mohimit nga këngëtarja u zbulua më vonë se lidhja kishte nisur. Ndarja e tyre erdhi në 2003-shin, kur u fol për tradhti dhe abort.

 

Pra, Britney qenka puthur me Ben Affleck dhe nuk ka frikë ta tregojë
Getty

 

Ndërsa sa i përket Ben Affleck, në atë periudhë ai ka qenë i lidhur me Gwyneth Paltrow.

Artikuj të sugjeruar: