Kinema & TV

Një kategori e re do të hyjë zyrtarisht në çmimet Oscar

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2024

Një kategori e re do të hyjë zyrtarisht në çmimet
Getty

Një kategori e re për çmimet Oscar sapo u lançua. Këtë të enjte, Bordi i Drejtuesve të Akademisë për Artin e Figurës në Lëvizje dhe Shkencës, ka zbuluar se do të ketë një kategori garuese më vete për arritjet në përzgjedhjen e aktorëve (casting).

Vendimi hyn në fuqi në 2026-ën, kur do të mbahet edicioni i 98-të i Akademisë së Çmimeve.

Hera e fundit që një kategori e re garuese u krijua për Oscars ishte në 2001-shin, kur u njoh “Filmi më i mirë i animuar” dhe fituesi i parë i kësaj kategorie ishte “Shrek”.

Një kategori e re do të hyjë zyrtarisht në çmimet
Getty

“Drejtuesit e përzgjedhjes së aktorëve luajnë një rol esencial në krijimin e një filmi dhe me zhvillimin e Akademisë, jemi krenarë të pranojmë se kjo disiplinë e re do të njihet dhe festohet”, tha CEO Bill Kramer dhe Presidenti i Akademisë Janet Yang në një deklaratë të përbashkët.

Të gjitha detajet mbi votimin, vlefshmërinë dhe aplikimet do të bëhen publike në prill të 2025-ës.

Artikuj të sugjeruar: