Celebrity

Drake komenton videon e shumëpërfolur në mes të koncertit

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2024

Drake komenton  videon e shumëpërfolur në mes të koncertit

Reperi Drake ishte #trending në X (ish-Twitter) për 3 ditë rresht për shkak se një video ku ai prekte penisin e tij qarkulloi online. Ndryshe nga ç’do reagonin shumë njerëz, Drake e mori me sportivitet, sidomos për faktin se interneti u fiksua me përmasat e organit të tij gjenital.

Drake komenton  videon e shumëpërfolur në mes të koncertit
 
Në koncertin e tij në “Bridgestone Arena”, Nashville, Drake u shpreh: “E di që po prisni që ta adresoj këtë – thashethemet janë të vërteta”. Pra, i dashur internet, çdo gjë që keni menduar për Drake, zerojeni! Reperi mund të jetë çun i ndjeshëm, por me një penis të madh (sipas internetit).
 
Më parë gjatë kësaj jave, fituesi i çmimit Grammy u shfaq në një video ku prekte veten, supozohet që videon ia publikoi një vajzë me të cilën ishte duke biseduar. Drake shfaqet i rehatuar në krevatin e avionit të tij privat, i cili kushton plot 185 milionë dollarë.
 
Reperi ka reaguar edhe më parë, duke qeshur për videon që qarkulloi kudo online dhe u bë temë bisede në X, TikTok, meme në Instagram dhe u përfol kudo.

Artikuj të sugjeruar: