
Ditët duken më të gjata kur ju “ngecni” brenda katër mureve të shtëpisë me fëmijët, ndoshta njëri prej tyre është sëmurë, jashtë bie shi apo bën shumë ftohtë, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet.
Por, çfarë të bëni kur e dini se nuk keni asnjë alternativë tjetër më të mirë? Të shpikni aktivitete që i mbajnë fëmijët të angazhuar për orë të tëra, për më tepër u nxisin kreativitetin në një kohë kur ata argëtohen.
Disa ide të thjeshta dhe praktike për ju prindër!
#1 Provoni art crafts (punime dore artistike)
#2 Lexoni një libër të ri
#3 Bëni një eksperiment shkencor
#4 Shikoni filma të rinj
#5 Bëni një aeroplan letre
#6 Ngjyrosni një gur
#7 Mësoni një kërcim nga TikTok-u
#8 Bëni një piknik brenda shtëpisë
#9 Organizoni një natë me fëmijët dhe miqtë e tyre
#10 Vizatoni një autoportret
#11 Shkruani në një ditar
#12 Bëni një listë të cilësive që ju pëlqejnë te familjarët dhe miqtë
#13 Bëni yoga
#14 Shkruani një listë më qëllime
#15 Ngjyrosni me bojëra uji
#16 Krijoni një listë me 10 këngët tuaja të preferuara
#17 Organizoni një festë kërcimi
#18 Krijoni një tendë dhe qëndroni aty brenda
#19 Krijoni kukulla me letra apo copa
#20 Luani me veshje të vjetra
#21 Provoni një recetë të re
#22 Bëni akullore
#23 Dekoroni dritaret
#24 Luaj një lojë tavoline.
#25 Organizoni një festë çaji
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Today