Thonjtë

A janë kthyer takimet tek estetistja e thonjve në seanca terapie?

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2024

A janë kthyer takimet tek estetistja e thonjve në seanca terapie?
Pinterest

E dimë të gjithë se kur shkohet në parukeri gjendesh në një dhomë rrëfimi, sigurisht kjo vlen për ata që janë goxha social dhe nuk e kanë problem të flasin. Sipas një studimi, edhe takimet për thonjtë janë kthyer në terapi. Raporti i “Freshna”, një sistem për prenotime takimesh bukurie online ka dalë në konkluzionin se 2 në 3 gra të pyetura, thonë se bërja e thonjve u ndikon në mirëqenien fizike dhe emocionale.

Sipas po të njëjtit burim, edhe burrat kanë filluar të përfitojnë nga takimet e tyre të bukurisë.

A janë kthyer takimet tek estetistja e thonjve në seanca terapie?
Pinterest

Edhe pse trajtimet e bukurisë shihen si sipërfaqësore, ka studime të shumta që flasin për ndihmën që ato japin sepse të nxjerrin nga rutina dhe për më tepër ke mundësinë për të folur hapur për problematika të caktuara personale.

Kur shkon të rregullosh thonjtë nuk e shmang dot ndjesinë e relaksit dhe është pikërisht kjo ndjesi që krijon hapësirën që flasësh pak më shumë, ose thjesht të shijosh momentin pavarësishht çfarë ndodh pas derës.