Elvis Myrta është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3”, pas nominimit që bëri Graciano falë mundësisë për të hapur kutinë e Pandorës.
Elvisi ishte në nominim me miqtë e tij, Romeon dhe Heidin. Publiku vendosi që gazetari duhet të linte shtëpinë dhe ai u shpreh se i vjen keq për mënyrën se si u largua nga shtëpia e famshme, por ndihet edhe mirë, pasi do që Romeo dhe Heidi të vijojnë marrëdhënien e tyre.
Ledioni i dha edhe një lajm të mirë: Top Channel i ofroi Elvisit një pozicion pune, që ai të bëhet pjesë e gazetarëve të televizionit.