Përcaktimi i një orari fiks për gjumin e fëmijëve, e bën trurin e tyre më të madh dhe më të shëndetshëm. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga Colorado State University. Mbajtja e fëmijëve shumë gjatë zgjuar apo përfshirja në angazhimet familjare, pa vendosur një orar strikt gjumi kthehet shpejt në një rutinë që dëmton zhvillimin e trurit.
Ky studim tregon se fëmijët, sidomos në familjet më të varfra priren të kenë gjumë më të keq dhe për këtë arsye trurin e pazhvilluar. Qëndrimi në sa më shumë rutina familjare mund të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimi që mund të shkaktohet trurit nga mungesa e gjumit, thanë shkencëtarët. "Koha familjare" javore, bërja e detyrave të shtëpisë në të njëjtën kohë çdo ditë, një ritual i qëndrueshëm para gjumit, ngrënia e darkës si familje çdo natë dhe një orar i pandryshueshë për të fjetur janë të gjitha rituale jetike që ndihmojnë fëmijën të ketë zakone të mira dhe për këtë arsye. një gjumë të mirë.
Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga 94 fëmijë të moshës pesë deri në nëntë vjec, të gjithë me origjinë të ndryshme. Ata u matën trurin e tyre me skanime MRI, ndërsa u bënë prindërve pyetje të hollësishme rreth jetës së tyre, statusit, të ardhurave dhe rutinave familjare.
Analiza zbuloi se fëmijët që kishin gjumë më të çrregullt apo orare më të reduktuara, kishin edhe ndryshime në strukturën e trurit të tyre. Ekipi shpreson që puna e tyre të çojë në zhvillimin e programeve për të mbrojtur gjumin e fëmijëve, në mënyrë që kur familjet të kalojnë periudha të vështira truri i tyre të mos vuajë.
"Gjetjet tona tregojnë se pamjaftueshmëria e gjumit mund të lidhet jo vetëm me strukturën e trurit, por edhe me funksionin e qarqeve të trurit që lidhen me përpunimn e emocioneve tek fëmijët," shtoi doktoresha Emily Merz. Kjo ndoshta mund të shpjegojë pse gjumi i reduktuar çon në një ndjeshmëri më të madhe ndaj emocioneve negative.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Telegraph