
Jennifer Lopez ka pranuar se bëhet shumë xheloze kur gratë flirtojnë me bashkëshortin e saj Ben Affleck. Nga një dalje publike që bëri në “Today with Hoda & Jenna”, këngëtarja luajti një lojë ku i përgjigjej pyetjeve të ndryshme për të përshkruar veten si është tani dhe si ka qenë dikur.
Moderatorja e programit e pyeti nëse bëhet xheloze kur i ngacmojnë partnerin e saj dhe Jennifer ngriti tabelën për të treguar se e akoma është xheloze.
Dhe me këtë rast përfitoi të paralajmërojë këdo që e ka ndërmend. “Mos u merrni me mua, thjesht mos e bëni”, tha J.Lo.
Dhe kur u pyet çfarë do bënte nëse ndodhej në atë situatë ajo u shpreh: “Si fillim unë nuk zihem, as nuk luftoj, por do i tregoja kujtdo që e tenton në një mënyrë shumë elegante se duhet të qëndrojë larg”.
Me pak fjalë, si çdo njeri tjetër, Lopez duhet të ruhet dhe t’i ruhen, se i bëri të qarta rolet me një fjali.
Artikuj të sugjeruar: