Celebrity

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një çantë, por u kritikua nga njerëzit

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2024

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një
Getty

Kim Kardashian është sulmuar nga njerëzit sërish dhe këtë herë arsyeja është tentativa për shitjen e një prej çantave të saj, konkretisht një çantë Birkin në ngjyrë gri me lëkurë krokodili.

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një
Getty

Çanta u publikua për shitje në website-n e familjes së famshme ku publikohen herë pas here veshje apo aksesorë të tyre për shitje.

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një
Kardashian Kloset

Problemi që u gjet nga njerëzit në këtë rast ishte fakti që çanta e kishte dorezën të pistë, gati në ngjyrë të tjetërsuar dhe kishte disa gërvishtje të tjera dhe shenja përdorimi.

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një
Kardashian Kloset

Vlera me të cilën u shit ishte plot 70.000 dollarë, që për komentuesit në Reddit është shumë e lartë dhe e pajustifikueshme.

Ç’ndodhi? Kim u përpoq të shiste një
Kardashian Kloset

“Sa të dëshpëruar janë për para? Dhe si ka mundësi që nuk ju bën përshtypje që këta milionerë po shes sendet e tyre të përdorura”, shkruan dikush.

Një tjetër vazhdon: “70 mijë për një çantë e pistë? Ç’po ndodh kështu?”

“Sa e turpshme! Pse nuk rregulluan te Hermes para se ta shisnin”, shkruan një i tretë.

Më tej ka nga ata që quajnë Kim mashtruese, dhe akoma më tej disa quajnë blerësin idiot.

Sipas mediave, kjo çantë në gjendje të re shitet mbi 120 mijë dollarë.

Artikuj të sugjeruar: