
Ai është një ndër aktorët më të vlerësuar kudo, pas performancës të jashtëzakonshme në “Oppenheimer”. Aktori, 47 vjeç jeton një jetë të thjeshtë, mundohet të shmangë kamerat dhe shpesh e ka pranuar se e ka zët famën. Shumë interesante për një aktor që ka hipnotizuar internetin dhe është i preferuari i të gjithëve.
Sipas The Mirror, aktori e jeton jetën në mënyrë shumë të veçantë dhe me thënë të drejtën, as ne dhe as ju s’e kishit çuar në mend që në shtëpinë e tij nuk ka internet e as celular.
Emma Thomas, bashkëshortja e regjisorit të filmit “Oppenheimer”, Christopher Nolan, tregoi se për t’i treguar se u përpoq ta merrte në telefonin e shtëpisë për t’i thënë se do të luante rolin e “babait të bombës atomike”.

Cillian-it i pëlqen të kalojë kohë cilësore me bashkëshorten e tij, Yvonne McGuinness dhe 2 djemtë, Malachy, 17 vjeç dhe Aran, 16 vjeç. Ai dhe Yvonne u takuan në një koncert në vitin 1996 dhe u martuan në vitin 2004.
Aktori ka blerë një shtëpi në Dublin për 1.7 milionë euro, e cila ka 6 dhoma dyshe, një studio dhe oxhakë. Dhoma ka dritare të larta, të cilat përkëdhelen nga drita e diellit dhe është thjesht 5 minuta larg detit. Ajo ndodhet pranë shkollave të fëmijëve.
Pra, me shumë gjasa, Cillian as s'i ka parë fare meme-t dhe editimet që i bëjnë njerëzit në TikTok.
Artikuj të sugjeruar:
- People's Choice Awards: Lista e fituesve
- Çmimet BAFTA 2024: Veshjet e yjeve
- Çmimet BAFTA 2024: Lista e plotë e fituesve
- Oscars Nominees Luncheon 2024: Ja ç’veshën yjet
- Çmimet AACTA: Veshjet e V.I.P-ave dhe fituesit
- Çmimet Oscar 2024: Lista e plotë e nominimeve
- Përpos “Oppenheimer”: Një listë me filma dhe seriale në të cilat luan Cillian Murphy