Ushqim & Pije

Sa gjatë mund ta mbani në frigorifer supën e bërë në shtëpi

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2024

Sa gjatë mund ta mbani në frigorifer supën e bërë
FOTO: Gmvozd/Getty Images

Një pjatë me supë të ngrohtë është ajo shija tipike “ngushëlluese” sidomos në ditët e ftohta të dimrit, ose pas një dite të gjatë lodhjeje në punë. Por, është edhe një mënyrë efikase për të futur në punë të gjitha perimet, që prej kohësh i mbani në frigorifer sepse nuk doni që t’i hidhni.

Në fakt, pse t’i hidhni kur me to mund të përgatisni një supë super të shijshme! Amvisat na kuptojnë shumë mirë në këtë pikë, por natyrisht që siç do gatim tjetër ndodh që supa nuk konsumohet brenda një vakti dhe ju vendosni të mos e hidhni. Supë me peshk, mish apo përbërës të tjerë, sipas udhëzimeve standard të USDA (United States Department of Agriculture) supa nëse ruhet në ngrirje mund të rrijë në frigorifer deri në katër muaj.

Supa mund të ruhet në një enë qelqi ose enë plastike hermetike me kapak, për të zvogëluar kështu rrezikun e ndonjë bakteri ose myku. Nëse ruani një sasi të madhe supe, ndajeni në enë më të vogla dhe thjesht vendoseni në ngrirje.

Kur dëshironi ta konsumoni, nxirreni nga ngrirja, ringroheni në një tenxhere ose mikrovalë dhe shijojeni.

Artikuj të sugjeruar:


Burimi: Tasting Table